Reagimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë për humbjen e 'Dardanëve' në Southampton

Reagimi i Ambasadës Amerikane në Kosovë për humbjen e 'Dardanëve' në Southampton

Sport shtator 11, 2019 - 09:58
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Anglia në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e zhvilluar në “St Mary’s Stadium”, Kosova pësoi humbje me rezultat 5:3 nga “Tre Luanët”, shkruan Zëri.info.

Përkundër humbjes, djelmoshat e Bernard Challandes u vlerësuan për një paraqitje të fortë kundër gjysmëfinalistëve të Kampionatit Botëror.

Paraqitjen e Kosovës e ka vlerësuar lart edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Ambasada Amerikane ka shkruar:

“Urime ekipit kombëtar të Kosovës për paraqitjen e fortë kundër Anglisë. Në sport, Kosova është duke treguar veten. Mezi presim për ndeshjen e kthimit në shtëpi”.

Ndryshe, Kosova përballet me Anglinë në “Fadil Vokrri” pas dy muajsh./Zëri.info