Reagojnë serbët: Anglia këtë nuk e ka përjetuar më parë, Kosova si në shtëpi të vetë

Reagojnë serbët: Anglia këtë nuk e ka përjetuar më parë, Kosova si në shtëpi të vetë

Sport shtator 11, 2019 - 09:26

“Anglia ndeshjen e mbrëmshme nuk do ta harrojë kurrë. Rreth 20 mijë shikues ishin mbledhur në Southempton, derisa 15 mijë prej tyre ishin në stadium për ta mbështetur të ashtuquajturën përfaqësuesja e Kosovës”. Kështu e nis shkrimi portali serb Alo.rs, transmeton Zëri.info.

Sipas këtij portali thirrur në mediet angleze, asnjëherë kjo gjë nuk i ka ndodhur Anglisë.

Një tjetër fakt që i ka penguar mediet serbe është fakti se këta tifozë janë pritur sikur të ishin në shtëpinë e tyre.

Alo.rs, veçon një mesazh të një nga tifozët shqiptar ku shkruhej.

“Faleminderit për mirëpritjen. Gjithmonë falënderues e dashura Angli”./Zëri.info