As serbët nuk arrijnë t'i rezistojnë paraqitjes dinjitoze të Kosovës kundër Anglisë

As serbët nuk arrijnë t'i rezistojnë paraqitjes dinjitoze të Kosovës kundër Anglisë

Sport shtator 10, 2019 - 23:57
Detajet

Mediat serbe kanë reaguar pas fitores së Anglisë 5:3 kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Pasi pranuan gol pas 34 sekondash në Southampton, Anglia u përgjigj me pesë gola në pjesën e parë kundër Kosovës, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, Kosova u këndell dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë për të humbur 5:3, me Harry Kane që humbi penalltinë për djelmoshat e Gareth Southgate.

Pas ndeshjes kanë reaguar edhe mediat në Serbi, të cilat kanë shprehur 'inat' për paraqitjen dinjitoze të Kosovës.

Image

"E ashtu-quajtura Kosovë shënon tre gola në humbjen e vështirë nga Anglia", shkruan "Telegraf.rs".

Ndërkaq, "Espreso.rs", shkruan: "Anglia demonstron forcën".

"Anglia nuk e ka përjetuar kurrë këtu", shkruan "Alo.rs"./Zëri.info