“Harry Kane ia mori fanellën futbollistit të Kosovës”, shpërthejnë shakatë pas takimit Angli-Kosovë

“Harry Kane ia mori fanellën futbollistit të Kosovës”, shpërthejnë shakatë pas takimit Angli-Kosovë

Sport shtator 10, 2019 - 23:48
Zbuloni detajet

Se Atdhe Nuhiu është njëri prej futbollistëve më të përfolur në ligën e dytë të Anglisë tashmë dihet, pasi tifozët e Sheffield Wednesday – skuadra ku kosovari paraqitet – e kanë gjigantin kosovar njërin prej lojtarëve të preferuar të tyre.

Por, pas ndeshjes Angli-Kosovë, kanë filluar shakatë me futbollistin e Kosovës.

Uebfaqja e bastoreve Bet365, në një shkrim në rrjetin social Twitter, me shumë nuanca komike, thotë se Harry Kane ia ka marrë fanellën sulmuesit kosovar, Atdhe Nuhiu.

“Raportime të pakonfirmuara, Harry Kane vrapoi tek banka e Kosovës për t’ia marrë fanellën Atdhe Nuhiut”, thuhet në postimin komik të Bet365.

Image