Legjenda angleze 'shpërthen' në akuza në drejtim të Anglisë pas ndeshjes me Kosovën

Legjenda angleze 'shpërthen' në akuza në drejtim të Anglisë pas ndeshjes me Kosovën

Sport shtator 10, 2019 - 23:35
Detajet

Roy Keane ka kritikuar lojën e Anglisë në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020" dhe ka pohuar se futbollistët e "Tre Luanëve" nuk e morën ndeshjen seriozisht.

Pasi pranuan gol pas 34 sekondash në Southampton, Anglia u përgjigj me pesë gola në pjesën e parë kundër Kosovës, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, Kosova u këndell dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë për të humbur 5:3, me Harry Kane që humbi penalltinë për djelmoshat e Gareth Southgate.

Image

"Nganjëherë futbollistët mërziten kur ndeshja duket e mbaruar, kjo është dobësi", tha Keane në "ITV Sport", përcjell Zëri.info.

"Është OK ta humbësh topin, por ata nuk ndaleshin. Lojtarët nuk e morën seriozisht", vlerësoi Keane./Zëri.info