Gabimet e Aro Muriç kundër Çekisë, ish-portieri i Kosovës vjen me një deklaratë interesante

Gabimet e Aro Muriç kundër Çekisë, ish-portieri i Kosovës vjen me një deklaratë interesante

Sport shtator 09, 2019 - 19:34
Detajet

Ish-portieri i Kosovës Kushtrim Mushica, ish-trajneri Albert Bunjaki dhe ish-futbollisti i mirënjohur Muhamet Dragusha janë të ftuar në emisionin e sotëm të "90 Plus" i cili transmetohet në TV Zëri.

Këtë muaj, Përfaqësuesja e Kosovës e nisi mbarë në eliminatoret e "Euro 2020" me një fitore 2:1 kundër Republikës së Çekisë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Ndërkaq, nesër "Dardanët" do të luajnë në Southampton përballë gjysmëfinalistit të Kampionatit Botëror Anglinë.

Në mes të tjerash, ish-portieri i Kosovës Kushtrim Mushica ka folur për formën e Aro Muriç.

Image

"Aro i bëri dy gabime për të cilat ka pasur faj, por ndodhin këto gjëra", tha Mushica në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Asnjë portier tjetër nuk i vjen afër nivelit të tij te Kosova", vlerësoi Mushica.

"Ndërkaq, Ujkani ka aq bagazh, sa që edhe të mos jetë pa klub edhe një vit, duhet të ftohet", shtoi ish-portieri i Prishtinës./Zëri.info