'Blick' krahason Challandesin me trajnerin italian pas veprimeve të çmendura në konferencën për shtyp

'Blick' krahason Challandesin me trajnerin italian pas veprimeve të çmendura në konferencën për shtyp

Sport September 09, 2019 - 18:26
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur mbarë këtë muaj në eliminatoret e Kampionatit Evropian "Euro 2020".

Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Kosova arriti ta mposhtë Republikën e Çekisë me rezultat 2:1, raporton Zëri.info.

Me këtë fitore, "Dardanët" renditen në vendin e dytë në grupin A me tetë pikë, një më pak se Anglia që është lidere me nëntë pikë.

Ndërkaq, Kosova do të përballet pikërisht me Anglinë nesër në kuadër të eliminatoreve për 'Euro 2020'.

Para ndeshjes me Çekinë, trajneri i Kosovës Bernard Challandes kishte befasuar të pranishmit në konferencën për shtyp me veprimet e 'çmendura'.

Momentin në fjalë tashmë e kanë shikuar edhe mediat zvicerane, derisa "Blick" ka shkruar:

"Kur trajneri i Kosovës e shpjegon 'lojën e çmendur'. Bernard Challandes në stilin e Trapattonit".

Ndryshe, ndeshja e nesërme në "St Mary's Stadium" zhvillohet nga ora 20:45./Zëri.info