Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të LMR Patra 2019, flamurin tonë e barti Arti Krasniqi

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të LMR Patra 2019, flamurin tonë e barti Arti Krasniqi

Sport August 25, 2019 - 23:50
Detajet

Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë, Patra 2019, të cilat prej sot e deri më 31 gusht do të mbahen në Patra të Greqisë, njofton KOK, përcjell Zëri.info.

Bartës i flamurit për ekipin Olimpik të Kosovës ishte notari, Arti Krasniqi.

20 vjeçari, që për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në një garë ndërkombëtare, do të garojë në disiplinën 10 km në ujëra të hapura.

Ceremonia u hap nga ministri i Sportit të Greqisë Lefteris Avgenakis, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Amar Addadi. 

Ceremonia u mbajt në stadiumin e futbollit në rërë, në prani të mijëra shikuesve.

Kosova në Patra 2019 po përfaqësohet me pesë sportistë.

Krahas notarit Krasniqi, pjesëmarrës janë edhe dy ekipet e beach volleyt: Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani dhe Faton Mustafa e Armend Berisha./Zëri.info