Muharrem Sahiti: Puna e madhe e Ismet Munishit te Ballkani u pa ndaj Feronikelit

Muharrem Sahiti: Puna e madhe e Ismet Munishit te Ballkani u pa ndaj Feronikelit

Sport August 25, 2019 - 23:46
Detajet

Ndihmësi i përzgjedhësit Bernard Challandes në Përfaqësuesen e Kosovës, Muharrem Sahiti, e ka vlerësuar lart punën që e ka bërë Ismet Munishi te Ballkani, shkruan Zëri.info.

Ballkani në takimin e fundit e mposhti në Suharekë Feronikelin me rezultat 3:1, në xhiron e dytë të Superligës.

"Në këtë ndeshje e pa puna e Ismet Munishit. Ai është trajner motivues dhe e kishte motivuar ekipin shumë mirë. Dora e Munishit i cili është trajner karizmatik u pa në lojë", ka thënë Muharrem Sahiti për "Koha Shtesë" në SuperSport Kosova, përcjell Zëri.info.

"Ballkani zhvilloi lojë të bukur duke e dominuar ndeshjen", pohoi Sahiti.

Ballkani së bashku me Trepçën'89 i prinë kampionatit me nga katër pikë të tubuara pas dy ndeshjeve. /Zëri.info