Icardi te Juve? E zbulon drejtori sportiv i bardhezinjve

Icardi te Juve? E zbulon drejtori sportiv i bardhezinjve

Sport August 25, 2019 - 12:03
Detajet

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici thotë se klubi italian është i kënaqur me skuadrën momentale dhe nuk do të provojë të nënshkruajë me Mauro Icardin, transmeton zeri.info

Icardi pritet që të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, por me Cristiano Ronaldon, Gonzalo Higuainin, Mario Mandzukicin dhe Paulo Dybalan në klub, Paratici nuk beson që ka nevojë për përforcime në sulm.

“Është e vështirë të përmirësosh skuadrën tonë, por ne besojmë se kemi pasur sukses në këtë afat kalimtar. Ne kemi përforcuar pozicionet për të cilat kemi pasur nevojë”, ka deklaruar Paratici.

“Në sulm, Higuain është kthyer, një sulmues i madh. Dhe të mos harrojmë që ne e kemi Cristiano Ronaldon. Ne jemi të lumtur me sulmuesit që i kemi”, shtoi ai.

“Mendoj se kjo është më se e mjaftueshme”, tha drejtori sportiv i Juves./Zëri