Babai i Mustafit e ka një kërkesë për Arsenalin

Babai i Mustafit e ka një kërkesë për Arsenalin

Sport August 25, 2019 - 11:40
Detajet

Babai i Shkodran Mustafit, Kujtim Mustafi ka kërkuar nga Arsenali që të ulë çmimin e kërkuar për mbrojtësin, transmeton zeri.info

Së fundmi është raportuar se klubi londinez i ka kërkuar Romës dhe Monacos 27 milionë euro për shërbimet e futbollistit.

“Shkodrani pati një kohë të mirë te Arsenali. Ne ende kemi kontratë për dy vjet dhe mund ta imagjinojmë qëndrimin në Londër. Sidoqoftë, më e mira për të dy palët është që ndoshta të punojnë për një transferim. Por, për këtë gjithashtu duhet çmime të transferimit të shtyra nga tregu”, ka deklaruar Kujtim Mustafi.

“Sky Sport Italia” shkruan se Roma dhe Monaco kanë shprehur interesim për shqiptarin, por janë ndalur për shkak të çmimit të kërkuar prej 27 milionë eurove./Zëri