Superliga e Kosovës sot sjell dy ndeshje tejet interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy ndeshje tejet interesante

Sport gusht 25, 2019 - 11:01

Adhuruesit e futbollit kosovar, sot kanë rastin t’i ndjekin dy ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së dytë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Drita e superpërforcuar para adhuruesve të vetë e pret Flamurtarin. Skuadra gjilanase nuk e nisi mirë kampionatin kur u mposht nga Ferizaj në fushën e vetë dhe edhe një gabim tjetër do të ishte pothuaj fatal për djemtë e Ardian Nuhiut.

Kjo është arsyeja të pritet një ndeshje e fortë dhe e pakompromisë.

Ballafaqimi tjetër që zgjon shumë kureshtje është ai ndërmjet rivalëve fqinjë, Vushtrrisë e Trepçës’89. Të dyja skuadrat synim këtë vit e kanë mbijetesën kështu që pikët assesi nuk guxojnë të humbin.

Ndeshjet fillojnë nw ora 17:00. /Zëri.info