Kosova mposht Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik

Kosova mposht Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik

Sport August 25, 2019 - 10:53
Detajet

Pas tri ndeshjeve të humbura ndaj Greqisë, Turqisë dhe Bosnjës, përfaqësuesja e Kosovës në volejboll ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë.

Ndeshja ishte mjaft interesante me dominim herë të njërës e herë të tjetrës kombëtare duke e dërguar lojën në pesë sete. Në setin final Kosova arriti të jetë më efektive duke fituar 15:12.

Me këtë ndeshje Kosova e ka përmbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Ballkanik U17 femra në vendin e nëntë.

Federata e Volejbollit e Kosovës uron vajzat dhe stafin për paraqitjet në këtë garë, duke shpresuar që më provojnë e fituar në garat tjera të kenë paraqitje edhe më të suksesshme./Zëri.info

Image