Distria Krasniqi spektakolare, shikoni paraqitjen e saj

Distria Krasniqi spektakolare, shikoni paraqitjen e saj

Sport August 25, 2019 - 10:50
Detajet

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan zeri.info

Krasniqi në çerekfinale triumfoi ndaj Paula Paretos.

Ajo e mundi Pareton me “Golden Score”, pasi koha e rregullt u mbyll pa fitues.

Krasniqi ishte më kërkuese gjatë gjithë kohës dhe ia doli ta arrijë qëllimin duke e fituar pikën e artë.

23-vjeçarja, e cila është kampione e botës në xhudo por si junior në kategorinë 52-të, tani është në kërkim të titullit të botës si seniore.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me japonezen Funa Tonaki.

Paraqitjen e xhudisten kosovare mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: