Agjenti i Dybalas flet për PSG-në e Unitedin

Agjenti i Dybalas flet për PSG-në e Unitedin

Sport August 25, 2019 - 10:40
Detajet

Agjenti i Paulo Dybalas, Jorge Antun insiston se nuk ka ndonjë udhëtim të planifikuar për në Paris të lojtarit, derisa gjithashtu shpjegoi dështimin e kalimit të klientit të tij te Manchester Unitedi, transmeton zeri.info

E ardhmja e argjentinasit te Juventusi është vënë në dyshim, derisa ai u la në bankën rezervë në sfidën e parë në Serie A ndaj Parmës të shtunën.

“Nuk ka ndonjë udhëtim të shpejtë të planifikuar për Paris”, u shpreh Antun.

“Ai thjesht duhet të shijojë momentin sepse ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, shtoi ai.

“Unë kam folur me klube angleze, por historitë për komisionin nuk ishin të vërteta. Ato ishin thjesht çështje mes dy klubeve”, tha agjenti./Zëri