E mposhti thellë Llapin, këto janë fjalët e Tahir Lushtakut pas ndeshjes

E mposhti thellë Llapin, këto janë fjalët e Tahir Lushtakut pas ndeshjes

Sport August 23, 2019 - 19:07
Zbuloni detajet

Drenica e ka mposhtur Llapin me rezultat 3:0 në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Drenica në këtë ndeshje ishte skuadër shumë më konkrete.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura 0:0 ndërkohë që në pjesën e dytë, golin e parë në ndeshje e shënoi Harmon Van Dave Gbowea në minutën e 51-të.

Për 2:0 u përkujdes Osman Mziu me një gol të bukur të realizuar nga gjuajtja e lirë ne minutën e 63-të, kurse golin që e vulosi ndeshjen e shënoi Qemail Elshani në minutën e 74-të (3:0.

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku foli pas ndeshjes për SuperSport Kosova.

" E kam parashikuar se do të jetë një ndeshje e vështirë. Llapi ka ekip të mirë, por ne u përkushtuam maksimalisht për fitore. Pjesë e parë ka qenë e barabartë. Në të dytën u angazhuam më shumë duke e dhënë maksimumin dhe arritëm fitore", deklaroi Tahir Lushtaku, përcjell Zëri.info.

"Mendoj se Drenica ka ende për t'u përmirësuar. Disa lojtarë nuk e kanë formën optimale për 90-të minuta. Duhet te punojmë shumë në të ardhmen", theksoi Tahir Lushtaku.

Drenica me këtë fitore ndodhet në pozitën e katërt me tri pikë të tubuara, kurse Llapi zë vendin e pestë po ashtu me tri pikë. /Zëri.info