Barça i thotë jo Interit për yllin e skuadrës

Barça i thotë jo Interit për yllin e skuadrës

Sport August 22, 2019 - 22:49
Detajet

Barcelona e ka refuzuar ofertën e Interit për huazimin e mesfushorit Arturo Vidal, raporton “Mundo Deportivo”.

Vidal ishte raportuar se kishte qenë afër kalimit te Interi kur vendosi të largohej nga Bayern Munichu, por në fund e zgjodhi Barcelonën, transmeton zeri.info

Antonio Conte e do lojtari në skuadrën e tij për këtë edicion, por Barcelona nuk është e interesuar për një marrëveshje.

Vidal ishte paraqitur në 53 ndeshje për Barcelonën gjatë edicionit të kaluar, derisa kishte kontribuuar me 3 gola dhe 7 asistime./Zëri