Navas afër largimit nga Reali, befason me klubin e ri

Navas afër largimit nga Reali, befason me klubin e ri

Sport August 22, 2019 - 22:38
Detajet

Keylor Navas është shumë afër kalimit te Paris Saint-Germaini pasi tashmë ka kërkuar që të largohet nga Real Madridi, raporton “Marca”.

Thomas Tuchel kërkon përforcime në portë dhe klubi francez ka qenë edhe më herët gjatë kësaj vere afër portierit, për të cilin kishin bërë ofertë prej 20 milionë eurosh, por largimi i Antero Henriques nga pozita e drejtorit e kishte lënë transferimin në pritje.

Por, dëshira e Navasit për t’u larguar ka bërë që bisedimet të fillojnë përsëri, derisa reprezentuesi i Kosta Rikës dëshiron që të luajë më shumë./Zëri