Sporti në zi, 25-vjeçarja ndërron jetë gjatë stërvitjeve
Sport
August 22, 2019 - 13:23
Detajet
Bota e sportit është shokuar ditën e sotme, shkruan Zëri.nfo.
Atletja nga Rusia, Margarita Plavunova ka ndërruar jetë teksa ishte duke u stërvitur për Lojërat Olimpike në Tokio kur vdiq gjatë një vrapimi në Tambov.
Atletja ruse u gjet e vdekur afër një rruge të asfaltuar në distriktin Morshansky në Tambov.
25-vjeçarja ishte kampione e Rusisë dhe kishte garuar në vrapimet në 60 dhe 100 metra me pengesa. /Zëri.info