Serbët e vlerësojnë si skandaloze festën me shqiponjë në ndeshjen Olympiacos – Krasnodar
Sport
August 22, 2019 - 12:29
Detajet
Olympiacos e ka mposhtur në ndeshjen e parë të fazës së ‘play-offit’ të Ligës së Kampionëve, skuadrën ruse Krasnodar me rezultat të thellë 4:0, shkruan Zëri.info.
Golin e katërt ndeshje e shënoi Daniel Podence në minutën e 89-të të ndeshjes.
Festa ishte e veçantë pasi që ai e bëri me duar shqiponjën.
Ky fakt u ka penguar mediave serbe të cilat e kanë vlerësuar si skandaloze festën e futbollistit portugez, sipas ‘Telegraf.rs’.
Ndryshe, golat e tjerë në ndeshje u shënuan nga Guerrero dhe Randjelovic.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Rusi. /Zëri.info