Ky është plani i Juventusit për transferimin e Eriksenit

Ky është plani i Juventusit për transferimin e Eriksenit

Sport August 20, 2019 - 23:50
Detajet

Christian Eriksen dëshiron të largohet nga Tottenhami, transmeton zeri.info

E përditshmja italiane “Corriere Dello Sport” ka raportuar se lojtari ka refuzuar një rinovim të kontratës me klubin anglez, për shkak se dëshiron një aventurë të re.

Në fakt, 11 milionë euro në vit të ofruara nga Tottenhami nuk ishin të mjaftueshme për ta bindur danezin që të qëndrojë.

Juventusi dhe Real Madridi kanë shprehur interesim për mesfushorin.

Madje, Juventusi është duke planifikuar që ta transferojë lojtarin falas në verën e ardhshme./Zëri