Mariano te gjiganti italian?

Mariano te gjiganti italian?

Sport August 20, 2019 - 22:39
Detajet

Roma raportohet se do të kërkojë transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Mariano Diaz në rast të largimit të Patrik Schickut gjatë këtij muaji, transmeton zeri.info

Sipas Matteo Pedrosit, Mariano është zgjedhja e parë e Romës për ta zëvendësuar Schickun, derisa “AS” raporton se 26-vjeçari tashmë e ka dhënë dritën jeshile për romakët.

Reprezentuesi çek ka filluar bisedimet e tij me klubin gjerman, Leipzig.

Edhe Milani është lidhur me Marianon, i cili shënoi katër gola në 19 paraqitje në edicionin e kaluar për Real Madridin./Zëri