Futbollisti anglez përfundon në burg pasi e rrahu të dashurën në mes të rrugës

Futbollisti anglez përfundon në burg pasi e rrahu të dashurën në mes të rrugës

Sport August 20, 2019 - 22:21
Detajet

Ish-futbollisti Akringtonit, Andreë Akingbay është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg për shkak të rrahjes së të dashurës së tij, Crystal Mission, transmeton zeri.info

Akingbaye e rrahu 21-vjeçaren në mes të rrugës.

Ai e qëlloi së pari me shuplakë dhe e tërhoqi zvarrë në trotuar nga flokët.

Kur ambulanca arriti, vajza kishte dëmtime serioze në kokë, duar dhe këmbë.

Avokati i futbollistit tha se Andreë ishte sulmuar nga 15 njerëz dhe se nuk e dinte se po e godiste të dashurën e tij.

Gjyqtari, sidoqoftë e konsideroi futbollistin të rrezikshëm dhe e dërgoi në burg./Zëri

Image

Image