Lajm i keq për Rashicën, mësohet shkalla e lëndimit të tij

Lajm i keq për Rashicën, mësohet shkalla e lëndimit të tij

Sport August 20, 2019 - 17:16
Detajet

Milot Rashica nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë për disa javë Werder Bremenit, derisa në dyshim është edhe prezenca e tij për ndeshjet e ardhshme të Kosovës në muajin shtator, shkruan zeri.info

Klubi gjerman ka konfirmuar që sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do t’i mungojë skuadrës për disa javë.

Rashica ishte lënduar në ndeshjen e fundjavës së Werder Bremenit ndaj Fortuna Dusseldorfit.

Pas këtij lëndimi, Rashica është në dyshim edhe për dy ndeshjet e ardhshmë të Përfaqësueses së Kosovës në muajin shtator.

“Dardanët” së pari do të luajnë ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse më 10 shtator do të takohen me Anglinë.

Të dyja këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2020./Zëri