E zbulon ‘Sky Sport’, Ribery nesër transferohet te kjo skuadër

E zbulon ‘Sky Sport’, Ribery nesër transferohet te kjo skuadër

Sport August 20, 2019 - 16:31
Detajet

“Sky Sport Italia” raporton se Franck Ribery është pajtuar që t’i bashkohet Fiorentinas, transmeton zeri.info

Gazetarët italianë, Gianluca di Marzio dhe Fabrizio Romano raportojnë se Ribery do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare dhe se të mërkurën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi italian.

Gjithashtu raportohet se francezi do të përfitojë një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh, plus një bonus prej 500 mijë eurosh në secilin prej dy edicioneve të tij te Fiorentina.

Sulmuesi, i cili mbushi 36 vjeç në prill, do t’i bashkohet klubit italian si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Bayern Munichun në fund të edicionit të kaluar./Zëri