“FootMercato”: Lirim Kastrati merret vesh me klubin francez

“FootMercato”: Lirim Kastrati merret vesh me klubin francez

Sport August 20, 2019 - 16:25
Detajet

Sipas mediumit francez “FootMercato”, skuadra franceze Reims ka arritur marrëveshje me sulmuesin Lirim Kastrati.

Kastrati është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ku për një vit e gjysmë tregoi paraqitje mjaft të mira.

Te Reims-i luan edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Arbër Zeneli.

20 vjeçari ka luajtur disa takime te Kosova ‘A’ ndërsa së fundi ishte pjesë e Kosovës U21, ku ishte nga lojtarët kryesor në fitoret ndaj Andorrës dhe Turqisë.