Messi nuk është më i miri i të gjitha kohërave

Messi nuk është më i miri i të gjitha kohërave

Sport August 20, 2019 - 16:14
Detajet

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Jose Antonio Camacho është një tifoz i madh i Lionel Messit, por shprehet se argjentinasi nuk mund të konsiderohet më i miri i të gjitha kohërave, transmeton zeri.info

Camacho thotë se Messi nuk mund të vlerësohet si lojtari më i mirë në historinë e futbollit pa e fituar Kupën e Botës me Argjentinën.

Për shumë kë ylli i Barcelonës shihet si talenti më i madh që ka luajtur futboll.

Reprezentuesi argjentinas ka pasur një karrierë të bujshme me Barcelonën, derisa ka fituar pesë herë “Topin e Artë”.

“Ai është një lojtar shumë i mirë, por ju s’mund të jeni më i miri në botë, i vetmi në histori, nëse jeni një argjentinas dhe nuk e keni fituar Kupën e Botës”, ka deklaruar Camacho për “ABC”.

“Ka shtete me më pak traditë ku mos triumfi në Kupën e Botës është më pak i rëndësishëm, por Argjentina është një forcë dominuese. Jo, pa një Kupë të Botës, Messi s’mund të jetë më i miri”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri