Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini, pritet të zhvillohet në këtë datë

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini, pritet të zhvillohet në këtë datë

Sport August 20, 2019 - 13:33
Detajet

Ndeshja e javës së dytë, Prishtina – Dukagjini, e paraparë të zhvillohet në këtë fundjavë, është anuluar nga Komisioni për gara pran FFK-s, për arsye të ruajtjes së fushës për ndeshjen kualifikuese, Kosovë – Çeki, raporton Zëri.info.

Ndeshja nuk është caktuar kur do të luhet, por si datë e mundshme është dita e mërkurë, 25 shtator.

Prishtina në ndeshjen e parë barazoi 1:1 ndaj Flamurtarit kurse Dukagjini barzoi 0:0 me Ballkanin.

Ndryshe, Prishtina e zhvillon javën e 3-të me Feronikelin pas 10-ditësh në Drenas. /Zëri.info