Zyrtare: Skuadra kosovare e prezanton transferin e radhës

Zyrtare: Skuadra kosovare e prezanton transferin e radhës

Sport August 20, 2019 - 12:34
Detajet

Klubi i basketbollit Ylli ka prezantuar transferin e radhës.

Tashmë kësaj skuadre i është bashkuar basketbollisti amerikan, Anthony Adger.

“Jam shumë i emocionuar që do të jem pjesë e Golden Eagle YLLIT dhe tashmë mezi po pres të vijë dhe të fillojmë me stërvitje. Po pres të kem përvojë interesante këtë vit në Kosovë dhe të shoqërohem me bashkëlojtarët për një lojë të fortë”, ka thënë Adger.

“Anthony Adger është përforcimi i ri për këtë sezon në klubin tonë. Me një paraqitje fantastike prej sezonës në sezon, ngritjen e tij tash do ta bartë tek Golden Eagle YLLI”, shkruhet në njoftimin e klubit. /Zëri.info

Image