Zyrtare: Kukësi – Valdet Rama, vjen vendimi zyrtar për futbollistin kosovar

Zyrtare: Kukësi – Valdet Rama, vjen vendimi zyrtar për futbollistin kosovar

Sport August 20, 2019 - 12:23
Detajet

Mesfushori nga Kosova, Valdet Rama, dhe skuadra e Kukësit edhe zyrtarisht e kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Faqja zyrtare e Kukësit e ka konfirmuar lajmin përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.

Rama ishte transferuar te skuadra verilindore në janar të këtij viti me të cilët fitoi Kupën e Shqipërisë dhe luajti në Ligën e Evropës.

Njoftimi:

Futboll Klub Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare .

Edhe pse klubi ishte i gatshem që t’i plotesonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e vetë futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Klubi falenderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanelën blu dhe i uron suksese në karrierë!