“Çmenduri serbe”, çka po përgatisin sipas tyre, shqiptarët që jetojnë në Zvicër, për ndeshjen Yong Boys – Crvena Zvezda

“Çmenduri serbe”, çka po përgatisin sipas tyre, shqiptarët që jetojnë në Zvicër, për ndeshjen Yong Boys – Crvena Zvezda

Sport gusht 20, 2019 - 12:07
Detajet

Mediat serbe po merren me të madhe me ndeshjen Yong Boys – Crvena Zvezda.

Për ndeshjen që do të zhvillohet në Ligën e Kampionëve në mes Yong Boysit dhe Crvena Zvezdës, Kurir.rs shkruan se ky takim është i rrezikshmërisë së lart, ndeshje që do të luhet në Zvicër.

“Një dron i ri është duke u përgatitur, një numër i madh i ekstremistëve shqiptarë jetojnë në Bern, të cilët kanë blerë biletat për ndeshjen e nesërme mes kampionit serb Crvena Zvezdës dhe Young Boys, kështu që ka frikë nga incidente të reja në stadium”, raporton Kuriri serb.

“Një numër i madh i shqiptarëve jetojnë në këtë qytet dhe ata kanë siguruar një numër të caktuar biletash për ndeshjen play off-it të Champions League nga Young Boys”, shkruan më tej.

Sipas këtij portalit, ata vijnë për të provokuar tifozët “Delija”.

E çuditshme është se serbët kanë ilustruar foton e Xherdan Shaqirit dhe kanë shkruar se mijëra shqiptarë do të jenë në stadiumin në Bernë. /Zëri.info