Jimenez ia ‘humb busullën’ mbrojtësit më të shtrenjtë në botë

Jimenez ia ‘humb busullën’ mbrojtësit më të shtrenjtë në botë

Sport August 19, 2019 - 23:52
Detajet

Manchester Unitedi ka barazuar me rezultatin 1:1 në udhëtim te Wolverhamptoni në ndeshjen e xhiros së dytë të ligës angleze, transmeton zeri.info

Anthony Martial shënoi për “djajtë e kuq” në minutën e 27-të, kurse rezultatin e barazoi Ruben Neves në minutën e 55-të.

Ndërkohë, gjatë kësaj ndeshje paraqitje të mirë pati edhe Raul Jimenez, i cili në një moment të sfidës e “trullosi” me driblimin e tij mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, Harry Maguire, i cili u transferua te Manchester Unitedi nga Leicester City gjatë kësaj vere për 80 milionë funte./Zëri