Zbulohet se sa do të mungojë Dembele

Zbulohet se sa do të mungojë Dembele

Sport gusht 19, 2019 - 23:11
Detajet

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele do të mungojë së paku 5 javë pas lëndimit të pësuar në gju, transmeton zeri.info

Klubi katalonjas e ka konfirmuar se lojtari do të mungojë më shumë se një muaj pas lëndimit të pësuar.

Dembele luajti për 90 minuta në humbjen 1:0 të Barcelonës ndaj Athletic Bilbaos, por sot klubi spanjoll e konfirmoi që lojtari kishte pësuar në gju.

Reprezentuesi francez ka përjetuar një periudhë mjaft produktive me kampionin spanjoll që prej transferimit nga Borussia Dortmundi në verë të vitit 2017, por ka pasur telashe të shpeshta me lëndimet./Zëri