United ndalet nga Wolverhamptoni

United ndalet nga Wolverhamptoni

Sport August 19, 2019 - 22:51
Detajet

Manchester Unitedi ka barazuar në udhëtim te Wolverhamptoni në ndeshjen e xhiros së dytë të ligës angleze, transmeton zeri.info

Ekipi i Ole Gunnar Solskjaerit zhvilloi një lojë mjaft të mirë gjatë pjesës së parë dhe arritën të kalonin në epërsi në minutën e 27-të me anë të Anthony Martialit, derisa 45 minutat e para u mbyllën me shifrat 1:0 në favor të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, vendasit u vunë në kërkim të golit të barazimit, të cilin edhe e gjetën falë Ruben Nevesit, i cili shënoi një super gol në minutën e 55-të.

Në minutën e 68-të “djajtë e kuq” e patën mundësinë që t’i çonin shifrat në 2:1 me anë të një penalltie.

Por, gjuajtjen e Paul Pobas nga pika e bardhë e mbrojti portieri Rui Patricio./Zëri