Zyrtare: Kjo ndeshje e Superligës zhvillohet të premten

Zyrtare: Kjo ndeshje e Superligës zhvillohet të premten

Sport August 19, 2019 - 22:37
Detajet

Sfida e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll në mes Drenicës dhe Llapit do të zhvillohet të premten, mëson Zëri.info.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin "Bajram Aliu" në Skënderaj duke filluar nga ora 17:00.

Takimi në fjalë do të transmetohet në platformën televizive SuperSport Kosova. Kujtojmë se Drenica e ka humbur ndeshjen e parë nga Feronikeli në udhëtim me rezultat 4:1, kurse Llapi e mposhti Vushtrrinë me rezultat 4:1. /Zëri.info