Klubi i Superligës investon në infrastrukturë, synon ta bëjë stadiumin me reflektorë

Klubi i Superligës investon në infrastrukturë, synon ta bëjë stadiumin me reflektorë

Sport August 19, 2019 - 19:25
Detajet

'Timonieri' i Llapit, Tahir Batatina, është i ftuar në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina, përcjell Zëri.info.

Batatina ka thënë se objektivi kryesor i klubir për këtë vit është që stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë të bëhet me reflektorë.

"Synojmë që ta bëjmë stadiumin 'Zahir Pajaziti' me reflektorë. Është objektiv i kryetarit të klubit Beqir Batatina. Ne kemi tifozrinë më të madhe në Kosovë dhe ata meritojnë që ta shohin ekipin nga ora 20:00 kur janë të pushueshëm nga puna", ka deklaruar Tahir Batatina.

Batatina me Llapin ndeshjen e parë në Superligë e fitoi me rezultat 4:1. /Zëri.info