Arbnor Morina: Ky trajner është dukat

Arbnor Morina: Ky trajner është dukat

Sport August 19, 2019 - 19:08
Detajet

Trajneri i njohur kosovar, Arbnor Morina, është i ftuar në emisionin "90 Plus" në Radio Prishtina, shkruan Zëri.info.

Morina duke e komentuar Superligën e Kosovës është ndalur te skuadra e Trepçës '89 e cila në ndeshjen e parë befasoi duke e mundur Gjilanin me rezultat 4:1 në "Riza Lushta" të Mitrovicës.

Në këtë ndeshje debutoi legjenda e klubit, Shpëtim Idrizi.

"Unë e kam stërvitur edhe si trajner sa kam qenë te Trepça Shpëtim Idrizin. Ai është një djalë dukat. Idrizi ka mahnitur ndaj Gjilanit duke e zhvilluar ndeshjen tipike që luhet në Mitrovicë, me topa të shkurtër. Idrizi nuk ka ndonjë ekip shumë të komponuar, por ia doli", ka deklaruar Arbnor Morina, shkruan Zëri.info.

Arbnor Morina momentalisht është trajner i lirë. /Zëri.info