Mustafi drejt largimit nga Arsenali, ky pritet të jetë klubi i ri i tij

Mustafi drejt largimit nga Arsenali, ky pritet të jetë klubi i ri i tij

Sport August 19, 2019 - 19:04
Detajet

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është shumë afër largimit nga Arsenali, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman pritet t’i bashkohet Romës në formë huazimi, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery do të ishte i lumtur me largimin e Mustafit pas ardhjes në “Emirates” të David Luizit nga Chelsea.

Marrëveshja për huazimin e Mustafit do të përfshijë edhe një klauzolë të blerjes në fund të huazimit për rreth 25 milionë euro./Zëri