Tahir Batatina me deklaratë interesante për talentin kosovar

Tahir Batatina me deklaratë interesante për talentin kosovar

Sport August 19, 2019 - 18:45
Detajet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i ftuar në emisionin '90 Plus' në Radio Prishtina, përcjell Zëri.info.

Batatina ka folur për një ndër talentët më të mëdhenj në futbollin e Kosovës, Festim Alidema i cili nga Llapi u transferua në Slavrn Belupo në Kroaci.

"Festim Alidema ka kaluar në Slaven Belupo dhe jam shumë krenar. Ai ka shumë talent. Më parë e kemi transferuar edhe Mirlind Dakun. Ne krahas kampionatit, mendojmë edhe për Evropë, për të transferuar lojtarë", ka deklaruar Tahir Batatina.

Batatina me Llapin vitin e kaluar e zuri vendin e tretë në kampionat. /Zëri.info