Batatina e vlerëson Ligjin për Sponsorizim, por thotë se duhet të bëhet edhe më shumë për sportin

Batatina e vlerëson Ligjin për Sponsorizim, por thotë se duhet të bëhet edhe më shumë për sportin

Sport August 19, 2019 - 18:40
Detajet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe trajneri i njohur, Arbnor Morina janë të ftuar në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina dhe TV Zëri, shkruan zeri.info

Batatina e ka vlerësuar si shumë pozitive Ligjin për Sponsorizim të miratuar para pak kohësh në Kuvendin e Kosovës.

“Ligji për Sponsorizim e ndihmon sportin në përgjithësi. Hapi i parë ka qenë Ligji për Sponsorizim, por duhet të ndërmerren edhe hapa të tjerë. Duhet të bëhet më shumë”, ka deklaruar Batatina.

“Për shembull policia ende paguhet nga klubet”, shtoi ai./Zëri