Afro 2 milionë klikime për 20 minuta, interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Çeki

Afro 2 milionë klikime për 20 minuta, interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Çeki

Sport August 19, 2019 - 18:25
Detajet

Kosova do të përballet në shtëpi ndaj Çekisë më 7 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020, shkruan zeri.info

Sot kanë dalë në shitje biletat për këtë ndeshje që do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

E këto bileta janë shitur për rreth 20 minuta, njofton “tiks.app”.

Madje, “tiks.app” ka njoftuar se kjo faqe ka marrë gati 2 milionë klikime për 20 minuta.

“1.871.000 klikime për 20 minuta. Wow faleminderit shume te gjithëve”, shkruan kjo faqe./Zëri