Herolind Shala në super-formë, shënon për Valerangan

Herolind Shala në super-formë, shënon për Valerangan

Sport August 19, 2019 - 11:46
Detajet

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, po kalon nëpër një formë të lartë te skuadra norvegjeze, Valerenga.

Mesfushori kosovar ka arritur ta kalojë në epërsi skuadrën e tij qysh në minutën e dytë, pas asistimit që pranoi nga Matthias Vilhjalmsson.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin me epërsinë e Valerengas, mirëpo në të dytën Haugesund e përmbysi epërsinë e vendasve.

Niklas Sandberg (48’) shënoi për ta barazuar rezultatin, ndërsa për 1-2 u përkujdes Kristoffer Velde (64’).

Skuadra e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 26 pikë të grumbulluara në ligën ‘Eliteserien’.