Mezani deklarohet pasi u deklasua nga Trepça’89

Mezani deklarohet pasi u deklasua nga Trepça’89

Sport August 18, 2019 - 19:32

Trepça 89 e ka deklasuar Gjilanin në ndeshjen e parë të stinorit duke e mposhtur 4-1.

Në “Riza Lushta” 89-shi arriti që me shumë lehtësi t’i mposht djelmoshat e zgjedhur nga Gentian Mezani.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Mezani ka kritikuar futbollistët e tij.

“Diçka që duhej të ndodhte e që na kthen në realitet dhe ta kuptojmë futbollin kosovar sepse ishte rezultat i thellë dhe nuk përbihet dot”, deklaroi ai për “Supersport”.

“Besoj nga java e ardhshme lojtarët do të jenë me këmbë në tokë”.

“Transferimet nga Shqipëria nuk e kanë kuptuar lojën në Kosovë, nuk janë të bindur në cilësinë e futbollit këtu”.

“Futbolli është i vështirë dhe ky është një faktor që unë jam munduar t’iu bëjë të ditur lojtarëve para ndeshjes, por që nuk kam mundur t’iu ngulisë në kokat e tyre këtë gjë”, përfundoi ai