Superliga live: Tronditen Gjilani e Drita, nuk ka fitues në Klinë

Superliga live: Tronditen Gjilani e Drita, nuk ka fitues në Klinë

Sport August 18, 2019 - 16:24
Detajet

Janë zhvilluar tri ndeshjet e mbetura të xhiros së parë në Superligën e Kosovës. Trepça ’89 në stadiumin ‘Riza Lushta’ ka mposhtur me rezultat të thellë, 4:1 Gjilanin, për një fillim të jashtëzakonshëm të kampionatit. Befasia e madhe është shkaktuar në Gjilan, ku Drita është mposhtur nga Ferizaj, 0-1. Ishte Filonit Shaqiri, që debutoi me gol te Ferizaj, duke ndëshkuar ish skuadrën e tij, Dritën. Ndeshja tjetër mes Dukagjinit dhe Ballkanit, ka përfunduar barazim, 0-0.