Werder Bremen del me njoftim zyrtar pas lëndimit të Milot Rashicës

Werder Bremen del me njoftim zyrtar pas lëndimit të Milot Rashicës

Sport August 18, 2019 - 15:55
Lexoni detajet

Milot Rashica e nisi me asistim edicionin e ri te Werder Bremen.

Por vetëm disa minuta pas asistimit, Rashica është dashur ta lëshoj fushë, shkruan GazetaOlle.

Ai ka pësuar një lëndim dhe është detyruar ta lëshoj fushën para kohe.

Skuadra gjermane tashmë ka dalë me komunikatë zyrtare ku shkruan se diagnoza e saktë do të dihet pas brenda pak ditësh.

“Sulmuesi është dashur të zëvendësohet pas një problemi me lëndim në kofshë. Diagnoza e saktë do të jetë në dispozicion brenda ditëve të ardhshme pas kontrolleve të mëtutjeshëm”,njofton Werder Bremen.