FFK organizon Kursin e trajnerëve për Licencën B

FFK organizon Kursin e trajnerëve për Licencën B

Sport August 16, 2019 - 13:58
Lajmet e fundit nga sporti

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e Trajnerëve për Licencë – B.

Kursi do të zgjasë 18 ditë të plota kalendarike dhe kërkon një periudhë praktike detyrë në klub gjatë muajit tetor 2019. Kursi  do të mbahet në ditët në vijim:

16-20 shtator (Faza e 1-rë)

23-27 shtator (Faza e 2-të)

3-10 nëntor( Faza e 3-të)

Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:

Njohja bazike e futbollit

Stërvitje për të rinj

Stërvitje teknik&taktik

Fitnesi fizik

Analiza e lojës

Kriteri i pranimit në kurs është Licenca-C valide. Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin FFK B- Licence.

Licenca-B do të je të kriter për Licencat e ardhshme siç është FFK A- Licenca për trajner.

Pagesa e Kursit është 500 € (euro) për person.

Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 24. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

 

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme ( gjeni te bashkangjitur dokumentet) deri me 9 shtator 2019 të :

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]

Lorik Fazlija (Coaching Education Officer)
[email protected]