Zyrtare: Gjilani i huazon tre futbollistë

Zyrtare: Gjilani i huazon tre futbollistë

Sport August 15, 2019 - 22:04
Zbuloni detajet

Gjilani ka njoftuar për huazimin e tre futbollistëve të ri në drejtim të Vllaznisë së Pozheranit.

Mbrojtësi Kujtim Dubova, mesfushori Arbër Mustafa dhe sulmuesi Altin Aliu do ti bashkohet në formë huazimi për një vit ekipit të Vllaznisë nga Pozherani.

Shkak për këtë huazim janë bërë ardhjet e shumta në kampin gjilanas dhe hapsirat e pakta që kishin në dispozicion këta dy futbollistë.

Klubi gjilanas u ka dëshiruar suksese futbollistëve të rinj, teksa pas një edicioni do i pres sërish për të parë evoluimin e tyre.

Të tre futbollistët ishin pjesë e të rinjve U19 të Gjilanit kur ky klub shpallej kampion vendi një edicion më parë.