Zyrtare: Cengiz Under nënshkruan kontratë të re me Romën

Zyrtare: Cengiz Under nënshkruan kontratë të re me Romën

Sport August 15, 2019 - 15:00
Detajet

Cengiz Under edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me Romën, e cila do ta mbajë në klub deri në vitin 2023.

Kontrata e re e turkut vjen vetëm pak orë pasi mesfushori Nicolo Zaniola e konfirmoi qëndrimin te Roma me një rinovim kontrate, shkruan Zëri.info.

“Çdo ditë e më shumë jam duke rënë në dashuri me këtë qytet, klub dhe tifoza. Ky është një moment shumë i lumtur për mua”, tha Cengiz për faqen zyrtare të klubit.

“Unë dua ta falënderoj klubin që më ka dhënë leje të vazhdoj të luaj për Romën”, vlerësoi turku.

Sulmuesi nga Turqia u transferua në “Stadio Olimpico” nga Istanbul Basaksehir për 14 milionë euro dy vite më parë.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në 65 paraqitje për Romën, derisa edicionin e kaluar kishte probleme të shumta me lëndimet.

22-vjeçari në nivel ndërkombëtar me Turqinë ka regjistruar 19 paraqitje derisa ka shënuar gjashtë gol.

Këtë verë, ai ishte i lidhur me një transferim tek Evertoni dhe Bayern Munichu, por tani ai do ta vazhdojë aventurën te Roma./Zëri.info