Momenti shokues kur McGregor grushton të moshuarin për një arsye qesharake

Momenti shokues kur McGregor grushton të moshuarin për një arsye qesharake

Sport August 15, 2019 - 14:48
Detajet

Ylli i UFC Connor McGregor është kthyer në qendër të vëmendjes edhe njëherë për shkak të sjelljeve turpëruese në publik.

Irlandezi kontrovers tregoi edhe njëherë anën e errët të karakterit të tij në një kafene, raporton Zëri.info.

McGregor grushtoi një të moshuar vetëm për shkak se ai refuzo ta shijonte pijen ‘Proper Twelve’, dhe për këtë arsye, irlandezi u ndie i fyer.

Incidenti në fjalë kishte ndodhur në muajin prill të këtij viti, por që pamjet kanë filluar të qarkullojnë vetëm tani në rrjete sociale.

Në pamje shihet çartë se si McGregor futet në debat me të moshuarin dhe më pas e grushton atë.

Dy njerëz më pas e nxjerrin McGregorin jashtë, ndërsa i moshuari mbeti në karrige pas grushtit të fuqishëm që mori në fytyrë.

Tashmë, policia ka nisur hetimet për këtë rast./Zëri.info