Tragjedi e madhe: Vetvritet super-talenti i futbollit, kjo është arsyeja

Tragjedi e madhe: Vetvritet super-talenti i futbollit, kjo është arsyeja

Sport August 15, 2019 - 08:58
Detajet

Futbollisti i talentuar i vlerësuar shumë lart nga njohësit e futbollit në botë i ka dhënë fund jetës së tij pas shumë lëndimeve të pësuara, të cilat ia përfunduan karrierën.

Joel Darlington, 20-vjeçar, i cili kishte qenë në prova edhe te Manchester United, dhe e ka përfaqësuar Uellsin në grupmoshat e të rinjëve, ka vrarë veten, shkruan Zëri.info.

E gjithë kjo pasi lëndimet në krahror dhe në shpinën e tij rezultuan se ai nuk mund ta vazhdojë më futbollin.

Provat e tij me Manchester Unitedin kishin ecur mjaft mirë deri në momentin kur ai pësoi lëndim të rëndë në krahror.

Image

Gjithashtu, ai ka qenë në prova edhe te Shrewsbury Town.

Ai ishte top-golashënues për skuadrën uellsiane Bala Town, duke luajtur në akademinë e tyre.

Trupi i pajetë i futbollistit ishte gjetur tragjikisht në një garazhë në shtëpinë e tij pasi nëna e tij ishte kthyer nga një udhëtim./Zëri.info